Skip to main content area
Fatura elektronike
Shtëpia
  • Individë
  • Asambleja
  • Rreth PLUS

Formulari i kërkimit

  • Shqip
  • English

  • Rreth Nesh
    • Njoftime Korporate
  • Media
  • Përgjegjësia Sociale & Sponsorizime
  • Karriera

Rreth PLUS

Njoftime Korporate Njoftime për Ankand Aplikime Online për Ankand Kontakt Zyrat Qëndrore

Njoftim Korporate, datë 1 Dhjetor 2017

Shoqëria Plus Communication njofton se në datën 01.01.2018 do të ndërpresë veprimtarinë e saj të ofrimit të shërbimeve të telefonisë së lëvizshme.

Pas 8 viteve në tregun e telekomunikacionit, ishte shumë e vështirë të arrihej në një vendim të tillë për ndërprerjen e veprimtarisë. Qëllimi i PLUS gjatë kësaj kohe ka qenë të ofrojë shërbime cilësore dhe konkurruese në treg, të cilat kërkonin investime të konsiderueshme dhe të vazhdueshme në teknologji dhe jo vetëm.

Megjithëse jo për shumë kohë në treg, PLUS ishte një faktor kyc në revolucionarizimin e tregut të telefonisë së lëvizshme duke e bërë atë shumë konkurrent. Futja e PLUS në këtë treg ndikoi ndjeshëm në uljen e çmimeve, duke bërë që këto shërbime të ishin të prekshme nga të gjithë.

Shpresojmë që ajo çka PLUS arriti në këto kohë të mund të vazhdojë dhe pajtimtarët t’i përdorin këto shërbime po aq lehtësisht sa deri tani.

Shprehim mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë qenë përkrah nesh gjatë këtij rrugëtimi, edhe pse jo të gjatë – pajtimtarët, punonjësit, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur.

Ky njoftim vjen pas miratimit nga AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës për transferimin e frekuencave të PLUS tek Vodafone Albania dhe Telekom Albania.

Rubrika Të Ndryshme

  • Na Kontaktoni Online
  • Njoftime për Ankand
  • Kujdesi Për Klientin

Të gjitha të drejtat e rezervuara 2017 PLUS