PLUS Kontakt
PLUS Kontakt – Shërbimi i njoftimit për thirrjet e humbura
Nëpërmjet këtij shërbimi, të gjithë klientët PLUS do të njoftohen për thirrjet e humbura në rastet kur ata e kanë telefonin celular të fikur, ose ndodhen jashtë zonës së mbulimit.
Pasi klienti të rihapë celularin ose të kalojë në zonën e mbulimit me rrjet PLUS, ai do të njoftohet menjëherë me një SMS, që përmban informacionin e mëposhtëm:
- Numrin total të thirrjeve të humbura si dhe numrin e thirrjeve të humbura nga çdo numër
- Numrin e celularit të personit që ka marrë në telefon
- Orën dhe datën e thirrjes së humbur
Ky shërbim aktivizohet automatikisht pa pagesë për të gjithë klientët PLUS.
Çdo abonent mund të kontrollojë statusin e shërbimit “PLUS Kontakt” nëse e ka të aktivizuar ose jo. Gjithashtu, mund t’a ç’aktivizojë ose aktivizojë atë, si edhe të ndryshojë gjuhën e mesazhit informues nga shqip në anglisht ose anasjelltas nëpërmjet menusë KLIK PLUS (#100#) në kategorinë Shërbime PLUS.
Për ndihmë ose për më shumë informacion ju lutem kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin me parapagesë në numrat 139, 140 (falas).